Senzacion, lojtari më i mirë i Evropianit U-19 shpallet një shqiptar

Futboll

Senzacion, lojtari më i mirë i Evropianit U-19 shpallet një shqiptar

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 19:06
Luis Hasa

Një shqiptar shpallet futbollisti më i mirë i Evropianit të 19-vjeçarëve, që u fitua nga Italia.

Bëhet fjalë për Luis Hasës, mesfushorin e Juventusit, që spikati në turneun e madh evropian me fanellën e kaltër.

Hasa u aktivizua si zëvendësues gjatë ndeshjes së parë të turneut të Italisë, në fitoren 4:0 kundër Maltës, por në takimet e tjera ishte titullar i padiskutueshëm. I riu me origjinë shqiptare dha asistin në humbjen 5:1 ndaj Portugalisë tri ditë më vonë.

19-vjeçari shënoi golin vendimtar të barazimit në ndeshjen e fundit të Grupit A kundër Polonisë dhe më pas shijoi ndoshta ndeshjen e tij më të mirë të turneut, duke dhënë dy asistime në fitoren e madhe 3:2 kundër Spanjës në gjysmëfinale.

Në finale, nga këmbët e Hasës lindi edhe goli i vetëm i shënuar në këtë sfidë nga Michael Kayode me kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat