Lazio përforcohet

Futboll

Lazio përforcohet

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 00:41
Taty Castellanos

Lazio ka nënshkruar me sulmuesin argjentinas Taty Castellanos duke e transferuar atë nga klubi i Major League Soccer, New York City FC.

Njoftimi është bërë të premten nga klubi i Serisë A. 

Lazio nuk ka dhënë detaje të kontratës, por sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një kontratë pesëvjeçare ku vlera e paguar për transferimin e futbollistit sillet rreth 20  milionë euro.

Castellanos në edicionin e kaluar ishte pjesë e Girona te La Liga, ku në tridhjetë e shtatë ndeshje ia doli që t'i realizojë katërmbëdhjetë gola, katër prej tyre kundër Real Madridit, duke bërë që skuadra e tij ta fitonte atë ndeshje me rezultat 4-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat