Arteta: Nuk dua të largohet Partey, ai është pjesë e planeve të mia

Futboll

Arteta: Nuk dua të largohet Partey, ai është pjesë e planeve të mia

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 09:44
Mikel Arteta dhe Thomas Partey

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se Thomas Partey është pjesë e planeve të tij.

Arteta nuk dëshiron që Partey të largohet nga Arsenali, por që të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ardhshëm.

“Pjesë e planeve të mia? Natyrisht, pa asnjë dyshim. Thomas është lojtar i rëndësishëm për ne dhe për mua”, u shpreh Arteta.

“Dua që të jetë pjesë e ekipit. Pres që Thomas Partey që të qëndroj këtu. Çdo herë që flasë me të, dhe që bisedova me të, ai është i gatshëm të qëndrojë me ne”.

Ndryshe, Partey është përfolur për një largim të mundshëm nga Topçinjtë, por si duket këtyre spekulimeve u dha fund Arteta.

Partey ndryshe nga sezoni i kaluar që kishte si partner në mesfushë Granit Xhakën, këtë herë do ta ketë Declan Rice, i cili u bë lojtari anglez më i shtrenjti në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat