Gati ofertën 100 milionëshe për Harry Kane

Futboll

Gati ofertën 100 milionëshe për Harry Kane

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 11:07
Harry Kane

Bayern Munich është duke përgatitur ofertën e tretë për sulmuesin Harry Kane.

Gjigantit gjerman i janë refuzuar dy oferta nga Tottenhami, mirëpo “The Times” raporton se ende nuk kanë hequr dorë nga mundësia e blerjes së anglezit.

Gjithnjë në bazë të raportimit të mediumit britanik, Bayern Munich është i gatshëm të ofrojë plotë 100 milionë euro për Kane.

Kane është në vitin e fundit të kontratës dhe deri më tani i ka treguar klubit londinez se dëshiron një aventurë të re duke refuzuar rinovimin e kontratës.

Sidoqoftë, anglezi nuk do t’i bëjë presion klubit për ta shitur shkaku i tërë këtyre viteve të kaluara.

Tottenham ende nuk ka vendosur përfundimisht për Kane, ku mund edhe ta shesin sepse nuk duan që anglezi t’i bashkohet ndonjë rivali një vit më vonë si agjent i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat