Aubameyang ‘viktima’ e fundit e numrit 9 te Chelsea

Futboll

Aubameyang ‘viktima’ e fundit e numrit 9 te Chelsea

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 11:58
Aubameyang

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang është bërë ‘viktima’ më e fundit që ka mbajtur numrin 9 te Chelsea.

Tashmë që disa vite një numër i madh i lojtarëve e kanë mbajtur këtë fanellë, por asnjëri prej tyre s’ia ka dalë ta dëshmojë kualitetin.

E më i fundit është Aubameyang, i cili dëshpëroi që prej kalimit te klubi londinez nga Barcelona në verën e vitit 2021.

Për ‘mallkimin’ e kësaj fanelle kishte folur edhe trajneri Thomas Tuchel që e kishte pranuar se asnjë nga lojtarët nuk e do.

“Është e mallkuar, e mallkuar. Njerëzit thonë se është e mallkuar. Nuk kishte ndonjë kërkesë për numrin nëntë, askush nuk donte ta prekte”, kishte deklaruar tekniku gjerman verën e kaluar.

Aubameyang tashmë do të mbetet vetëm si “një tjetër futbollist” që mbajti këtë fanellë, ngase as paraardhësve të tij s’u kishte ecur mbarë.

Lojtarët që dështuan ta tregojnë kualitetin në fanellën e “mallkuar”.

Romelu Lukaku – Belgu dështoi që prej rikthimit te Chelsea nga Interi në një marrëveshje 97.5 milionë funte, ku tregoi se ishte bërë pishman vetëm disa muaj më vonë përmes një interviste.

Pavarësisht 15 golave në të gjitha garat, nuk ishte befasi që u rikthye te Inter në formë huazimi.

Tammy Abraham

Produkti i akademisë u vlerësua si një ndër anglezët me të ardhme të ndritshme, por karriera e tij nuk shkoi sipas planit kur mori fanellën me numrin nëntë.

Në edicionin 2019/20, Abraham dështoi ta tregoi kualitetin me vetëm 15 gola, ku vitin tjetër vendosi të largohet për t’iu bashkuar Romës.

Gonzalo Higuain

Argjentinasi shënoi vetëm pesë gola në 18 paraqitje dhe menjëherë u rikthye te Juventusi, ku pastaj arritën marrëveshje për ndërprerjen e  mëhershme të kontratës dhe kaloi te Inter Miami.

Alvaro Morata

Një blerje rekord atë kohë prej 60 milionë funteve, mirëpo spanjolli realizoi vetëm 15 gola në sezonin debutues duke e humbur vendin e titullarit, pastaj ndryshoi edhe numrin nga 9 në 29, ku me këtë fanellën e fundit realizoi nëntë gola para se t’i bashkohej Atletico Madridit.

Radamel Falcao

Karriera e Falcaos te Chelsea nuk është që mbahet mend, pasi shënoi vetëm 1 gol në 12 paraqitje, ku pësoi lëndime të njëpasnjëshme.

Fernando Torres

Një tjetër blerje rekord, me Chelsean që e bleu nga rivali Liverpoool por edhe Torres dështoi t’ia largojë ‘mallkimin’ kësaj fanelle.

Ai e mbajti plot 172 herë brenda tre sezoneve e gjysmë, mirëpo shënoi vetëm 45 gola.

Tjetër futbollistë që dështuan me këtë fanellë janë edhe Steve Sidwell, Khalid Boulahrouz, Hernand Crespo dhe Mateja Kezman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat