Crespo “bekon” filozofinë e Piolit

Futboll

Crespo “bekon” filozofinë e Piolit

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 11:59
Pioli

Gjatë intervistës së dhënë për edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport’, ish-sulmuesi i Milanit, Hernan Crespo, komentoi politikën e kuqezinjve për blerjen e lirë dhe vlerësimin e lojtarëve: “Me këtë politikë, të mos harrojmë, Milani fitoi titullin më 2022 dhe arriti në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në 2023.

Në futbollin e sotëm, i cili bazohet gjithnjë e më shumë te kolektivi, nëse nuk ke Mbappe apo Haaland, që Milani nuk mund t’i përballojë, duhet të fokusohesh tek organizimi i lojës dhe agresioni”.

Pikërisht kjo duket se është rruga që kërkon të ndjekë Pioli:

 “Dhe është mirë, sepse nëse je i organizuar, preson lart, e vjedh topin në zonën sulmuese, atëherë ke më shumë gjasa t’i mposhtësh kundërshtarët. Pioli ka ide pozitive, le të punojë në paqe. Dhe ndoshta ai do ta bëjë Okafor numër një”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat