Barcelona kërkon “shpëtimin” nga Kessie

Futboll

Barcelona kërkon “shpëtimin” nga Kessie

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 16:32
Kessie

Barcelona është gjithnjë e më pranë shitjes së mesfushorit Franck Kessie.

Lojtari nuk ka gjetur shumë hapësira në Spanjë dhe kërkon një skuadër që i garanton minuta. Për futbollistin nga Bregu i Fildishtë ka interes nga klubi i Juventusit.

Barcelona nga ana e saj mund të heqë dorë nga shërbimet e Kessie vetëm nëse vjen një ofertë prej 15 milionë eurosh.

Torinezët kanë pasur shumë objektiva këtë merkato, një ndër to ishte Milinkovic-Savic, por serbi zgjodhi të vazhdoj karrierën drejt Arabisë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat