Ndërpritet ndeshja në Angli, situatë e çuditshme

Futboll

Ndërpritet ndeshja në Angli, situatë e çuditshme

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 18:10
Makina në fushë

Ndeshja miqësore mes dy skuadrave të ligave të ulëta në Angli, Gateshead dhe Dunston, u ndërpre për shkak të një situate të çuditshme dhe të pazakontë.

Disa persona me dy makina, njëra prej të cilave ishte një makinë funerali, hynë në fushë dhe xhiruan gomat rreth qendrës së fushës.

British Sky Sports raporton se situata e lartpërmendur ka ndodhur në pjesën e parë të ndeshjes, kur rezultati ishte 1-1, dhe se në fushë kanë hyrë dy vetura, një Subaru dhe një makinë funerali.

Më pas, makinat lëviznin nëpër fushë, duke driftuar, ndërsa personat brenda po hidhnin fletushka nga dritarja.

Më pas personat e maskuar kanë braktisur makinën dhe janë futur në Subaru, pas së cilës janë larguar në drejtim të panjohur, duke e lënë makinën në fushë.

“Për shkak të një incidenti në fushë që ndodhi pak pas pjesës së parë, arbitri e ndërpreu lojën”, tha Gateshead.

Në njoftimin e saj, policia bën të ditur se nuk ka persona të lënduar dhe se ka nisur hetimet për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj ngjarje.

Ata shtuan se trazira të tilla nuk do të tolerohen dhe kur të mësohet se kush qëndron pas incidentit, do të ndëshkohet rëndë.

“Edhe pse hetimi është në një fazë fillestar, besohet se personat e përfshirë e njohin njëri-tjetrin.

Gjithashtu mund të themi se nuk ka pasur ndonjë rrezik të madh për publikun, por jemi të vetëdijshëm se si po qarkullojnë fotot dhe videot e trazirave në rrjetet sociale.

I bëhet thirrje publikut të mos përfshihet në spekulime dhe t’i dorëzojë të gjitha videot që ka në polici për të ndihmuar në procesin e hetimit”, thanë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat