Kukësi në udhëkryq

Futboll

Kukësi në udhëkryq

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 18:59
Kukësi

Kukësi ndodhet në një moment delikat, me shumë pikëpyetje për të ardhmen.

Problemet e Safet Gjicit, nuk mund të mos preknin dhe skuadrën e futbollit, me familjen e tij që për më shumë se një dekadë ka kontribuuar në këtë skuadër. Ekipi ka nisur nga puna prej disa javës, ndërkohë që buxheti është reduktuar shumë.

Burime të Supersport bëjnë me dije se fundi i këtij muaji mund të jetë përcaktues për fatin e Kukësi, që mund të ketë investitor të rinj.

Në adresën e klubit ka pasur interesim nga disa biznesmenë kuksian, të cilët kanë shfaqur interes për të blerë aksionet e klubit. Familja Gjici aktualisht zotëron 87.5% të aksioneve, ndërkohë që prej pak muajsh 12.5% të aksioneve janë nën zotërimin e biznesmenit Marsel Braka.

Mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët pasi deri më tani nuk ka një akord, megjithatë tifozët e Kukësit shpresojnë që situata të ndryshojë, pasi referuar perspektivës së skuadrës së deritanishme, verilindorët do të kenë si objektiv qëndrimin në Superiore, duke rrezikuar seriozisht që pas një dekade të kthehen në Kategorinë e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat