Klopp i befasuar me Mac Allister dhe Szoboszlai

Futboll

Klopp i befasuar me Mac Allister dhe Szoboszlai

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 12:10
Klopp

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është i befasuar me atë që ka parë nga dy përforcimet e kësaj verë, Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai.

Strategu gjerman shprehet tejet i kënaqur me dyshen e re të mesfushës.

“Ata janë plotësisht lojtarë të ndryshëm, por është shumë mirë që i kemi.

Fuqia fizike e Dom-it është thjesht impresionuese, e kam shikuar në televizor dhe ai është rritur gjatë këtyre dy viteve. Atlet i vërtetë.

Shpejtësi, teknikisht shumë i mirë, me pamje të shkëlqyera, dhe njohje të mirë të fushës”, tha Klopp.

"Pastaj kemi Alexis-in që e qetëson gjithçka në mënyrën më të mirë të futbollit. Ka një sy të shkëlqyeshëm për situatat në lojë. Jemi plotësisht të kënaqur me këta dy djem”, ka theksuar gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat