Refuzon 250 milionë euro nga Arabia Saudite

Futboll

Refuzon 250 milionë euro nga Arabia Saudite

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 12:23
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Al-Nassr, plot 250 milionë euro në total. Portali ‘Footmercato’ ka zbuluar se klubi ku bën pjesë edhe Cristiano Ronaldo i ka bërë ndërkombëtarit francez kontratë vjetore prej 40 milionë eurosh për secilin nga pesë sezonet e ardhshme.

Operacioni në total do të ishte mbi 250 milionë euro, sepse klubi saudit gjithashtu mori parasysh 50 milionë eurot në kontratën ekzistuese të Dembélé si klauzolë ndërprerjeje e marrëveshjes dypalëshe këtë korrik. Lojtari ka thënë “jo”, sepse interesi i tij është të qëndrojë te Barça.

Ai tashmë i shpjegoi klubit katalanas se qëllimi i tij është të vazhdojë aty ku është.

Duke refuzuar kaq shumë para, francezi dëshmon se ngjyrat katalanase janë më shumë se interes financiar për të, tashmë është çështje zemre. Al-Nassr tashmë ka bërë goditje të bujshme në merkaton e kësaj vere duke rrëmbyer Seko Fofana dhe Marcelo Brozoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat