Monza mendon Zapatën për sulmin

Futboll

Monza mendon Zapatën për sulmin

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 14:01
Duvan Zapata

Duvan Zapata mbetet një nga emrat më të përfolur në këtë merkato.

Përveç Interit, sipas raportimeve të medieve italiane, në kërkim të tij është edhe Monza.

Megjithatë, negociatat duket se janë të vështira, pasi Monza kërkon ta huazojë, ndërsa Atalanta për momentin nuk duket se dëshiron të jetë e hapur për këtë formulë.

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, nga ana e tij hezitoi të fliste për një largim të futbollistit.

“Muriel dhe Zapata janë shumë të rëndësishëm për ne. Përpara se të privohemi nga lojtarë të tillë, do duhet të marrim në konsideratë faktin që ata kanë klas dhe cilësi. Ata janë super kur janë shumë mirë fizikisht.

Kam besim dhe shpresë për ta, shpresoj t’i shoh përsëri në nivelet më të mira. Është e qartë se koha kalon dhe lojtarët nuk janë makineri.”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat