Messi: Ishte shumë e rëndësishme që këtë javë ta nisim me fitore

Futboll

Messi: Ishte shumë e rëndësishme që këtë javë ta nisim me fitore

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 14:26
Messi

Lionel Messi bëri një debutim të jashtëzakonshëm për Inter Miamin dje.

Ylli argjentinas shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij pas një kohe të gjatë.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi nga gjuajtja e lirë.

E tani ka ardhur edhe vet reagimi i Messit, pas ndeshjes debutuese me ekipin amerikan.

“Përpara! Ishte shumë e rëndësishme që këtë javë ta nisim me fitore për ne dhe gjithashtu për të gjithë njerëzit tanë.

Dhe ne vazhdojmë…”, shkroi Messi në rrjetet e tij sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat