Guardiola “qahet” për afat kalimtar

Futboll

Guardiola “qahet” për afat kalimtar

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 14:47
Manchester City

Pep Guardiola është i shqetësuar për të ardhmen. Tekniku spanjoll udhëhoqi Manchester City drejt fitimit të tripletës në sezonin e fundit, duke u bërë trajneri i parë në histori që arrin këtë sukses me dy skuadra të ndryshme (Barcelona, City).

Gundogan firmosi me Barcelonën, Mahrez e ka mbyllur transferimin në Arabinë Saudite, teksa edhe Walker është afër Bayern Munchen.

Por, me valixhe gati është edhe portugezi Bernardo Silva.

“Sinqerisht, unë nuk e mendoja se do të kishte kaq lëvizje dhe largime. Mendoj se do të ndodhin shumë gjëra, por tani nuk mund të them asgjë.

Sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme.

Dua më të mirën për lojtarët e mi, dhe padyshim për klubin. Të shohim se çafrë do të ndodhë deri në fundin e merkatos dhe çfarë skuadre do të kemi”, u shpreh trajneri spanjoll.

Sa i përket merkatos në hyrje, City ka siguruar shërbimet e Kovacic nga Chelsea, teksa po insiston për të firmosur me Josko Gvardiol. Qendërmbrojtësin kroat të Leipzigut, operacion që pritet të prekë shifrën 100 mln euro.

Por jo vetëm Gvardiol, pasi Citizens pritet të sigurojnë të tjera afrime. Milionat nuk janë problem te kampionët e Anglisë dhe Europës, dhe Guardiola po pret dhuratat e radhës nga drejtuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat