Hidhet ideja për dyshen Rrahmani - Kumbulla

Futboll

Hidhet ideja për dyshen Rrahmani - Kumbulla

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 14:54
Kumbulla

Napoli po mendon për merkaton në fazën e mbrojtjes.

Largimi i Kimit ka lënë një boshllëk të madh dhe tashmë drejtuesit po shqyrtojnë kandidatët për partnerin e duhur të Rrahmanit në qendër të prapavijës.

Në një intervistë për “Marte Sports Live” në “Radio Marte”, Enrico Fedele ka hedhur idenë e Marash Kumbullës. Ish-drejtori sportiv italian ka thënë se mbrojtësi shqiptar do të ishte një zëvendësues i denjë i koreano -jugorit, duke hedhur hipotezën e dyshes Rrahmani-Kumbulla në prapavijën e Napolit.

“Kam lexuar se Napoli është më shumë për Danson e Lensit. Unë do të shkoja te një mbrojtës italian që ndoshta nuk ndihet rehat në klubin e tij. Kumbulla?

Shumë i fortë, ai është një nga lojtarët që për mendimin tim mund të jetë zëvendësues i vlefshëm për Kimin“, ka thënë Enriko Fedele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat