Panik në Botërorin e femrave, zjarr në hotel, Zelanda e Re në arrati

Futboll

Panik në Botërorin e femrave, zjarr në hotel, Zelanda e Re në arrati

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Frikë për kombëtaren e Zelandës së Re, e angazhuar në Botërorin e femrave, e cila u detyrua të largohej me nxitim nga hoteli i saj në Auckland për shkak të një zjarri.

Lojtaret dhe stafi duhej të kalonin nëpër daljet e urgjencës dhe më pas të strehoheshin në një restorant aty pranë. Me të fikur flakët, ata kanë mundur të kthehen në dhomat e tyre, ndërsa një 34-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për vjedhje dhe zjarrvënie pas ngjarjes.

Katër persona kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të thithjes së tymit, por ende nuk është bërë e ditur nëse ndonjë prej tyre përfshin lojtaret. Këto janë deklaratat zyrtare të Federatës së Futbollit të Zelandës së Re:

"Federata e Zelandës së Re mund të konfirmojë se ekipi dhe stafi dhe lojtaret janë evakuuar përkohësisht nga Pullman Hotel, baza e tyre logjistike për Kupën e Botës për Femra, për shkak të një zjarri".

Edhe në ditën e ndeshjes hapëse, të cilën në Auckland e fitoi kombëtarja vendase ndaj Norvegjisë, në qytet ishte alarmi i madh për shkak të një shkëmbimi zjarri që la tre të vdekur dhe disa të plagosur.

Autoritetet shpjeguan pothuajse menjëherë se episodi nuk kishte motive politike ose ideologjike, pra nuk përbënte asnjë kërcënim për sigurinë kombëtare apo turneun e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat