Kosovare Asllani asiston, Suedia fiton në frymën e fundit

Futboll

Kosovare Asllani asiston, Suedia fiton në frymën e fundit

Nga: K.G.. Më: 23 korrik 2023 Në ora: 15:46
Suedia

Kapitenja Kosovare Asllani ka treguar lojë të mirë në fanellën e  Suedisë, duke shënuar fitore në frymën e fundit me rezultat 2:1 ndaj Afrikës së Jugut, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Sky” në Wellington të Australisë, ku ishin të pranishëm 18.317 shikues.

Në minutën e 90-të, Asllani ka asistuar dhe Ilestedt ka shënuar për 2:1. 

Për suedezet shënuan Rolfo (65') e Ilestedt (90') dhe për Afrikën e Jugut realizoi Magaia (48').

Suedia e nisi me fitore në Grupin G në Kampionatin Botëror, ku është në grup me Argjentinën, Italinë dhe Afrikën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat