Presidenti i Clujit: Ka interesim për Ermal Krasniqin

Futboll

Presidenti i Clujit: Ka interesim për Ermal Krasniqin

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 18:00
Pamje nga një ndeshje

Presidenti i Cluit, Cristi Balaj ka konfirmuar se ekziston mundësia që sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi të shitet këtë afat veror.

Me ardhjen e trajnerit të ri, kosovari ka humbur vendin e titullarit dhe kjo u konfirmua qysh në ndeshjen e parë, pasi e inkuadroi vetëm një minutë në fushë.

Balaj në një intervistë për televizionin rumun “Digi Sport” ka konfirmuar se ka interesim për Krasniqin, por që nuk është e qartë nëse do të shitet.

“Ka interesim për disa lojtarë, si Krasniqi, Birligea. Pra, ka interesim për Krasniqin por kjo nuk nënkupton se do të largohet në të gjitha rrethanat”.

“Për derisa ofertat të jenë të gëzueshme për klubin dhe lojtarët, ka mundësi se ata do të largohen”, deklaroi ai.

Mediumi “Prosport” raporton se për kosovarin interesim ka vetëm nga klubi i Koresë Jugore Joenbuk, që e ka trajner Dna Petrescun, i cili e kishte transferuar lojtarin nga Ballkani te klubi rumun, raporton NAcionale.

Joenbuk edhe është i gatshëm të ofrojë 4 milionë euro aq sa kërkon Cluji për ta lejuar Krasniqin t’iu bashkohet në këtë afat veror.

Ndërkohë, ende nuk dihet qëndrimi i Ermal Krasniqit lidhur me këtë situatë, nëse dëshiron ta bëjë këtë hap “mbrapa” në karrierë pasi shpesh herë ka deklaruar se dëshiron të luajë në top pesë ligat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat