Rroga e tij do jetë si superyll

Futboll

Rroga e tij do jetë si superyll

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 23:47
Kane

Bayern Munich i ka ofruar Harry Kane një kontratë katërvjeçare për t’iu bashkuar klubit këtë verë. 30-vjeçari, i cili ka një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale me Tottenham, thuhet se është i interesuar të kalojë në Allianz Arena.

Bayern ka paraqitur tashmë dy oferta për lojtarin, të cilat janë refuzuar, por po përgatit një të tretën kur Spurs të kthehen nga ndeshjet parasezonale prej Australisë, Tajlandës dhe Singaporit në fund të muajit.

Tottenham vlerëson Kane në rreth 120 milionë euro, dhe megjithëse Bayern mund të mos jetë i përgatitur për të arritur këtë shifër, ata shpresojnë të negociojnë një tarifë qe do te jete e afert me 90-100 mln euro.

Pavarësisht se në cilën rrugë shkojnë negociatat, trajneri i Spurs, Ange Postecoglou ka nënvizuar dëshirën e tij për të zgjidhur të ardhmen e Kane më shpejt sesa më vonë.

Pavarësisht nëse Kane vendos apo jo të largohet nga Tottenham, Bayern i ka ofruar atij një marrëveshje deri në vitin 2027 për t’u bashkuar me klubin, sipas gazetës gjermane BILD.

Sulmuesi anglez do të bëhej gjithashtu një nga me te paguarit e Bayernit, duke fituar më shumë se 350,000 euro në javë nëse ai nënshkruan për kampionët e Bundesligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat