Valverde batutë me Ancelottin dhe elozhe për Mbappe

Futboll

Valverde batutë me Ancelottin dhe elozhe për Mbappe

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 12:45
Valverde e Ancelotti

Federico Valverde shënoi dy gola në suksesin 3-2 të Real Madrid në miqësoren ndaj Milanit. Që u zhvilluan në Kaliforni. Mesfushori uruguaian ka një raport fantastik me trajnerin Carlo Ancelotti.

Ky i fundit deklaroi përpara fillimit të sezonit të kaluar se do të hiqtë dorë nga posti i trajnerit nëse Valverde nuk shënonte minimalisht 10 gola. Karikimi i italianit dha efekt, pasi 25-vjeçari e realizoi objektivin e vendosur prej tij.

Ky i fundit ishte protagonisti i madh në Pasadena dhe u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes Milan-Real Madrid. Teksa pas ndeshjes nuk e kurseu batutën në lidhje me Ancelottin.

“Jam shumë i motivuar dhe kam të njëjtën dëshirë si gjithmonë. Ancelotti? Nuk e di sa gola të më kërkojë Ancelotti këtë sezon pas dygolëshit që i shënova Milanit.

Ndihem shumë rehat dhe komod te Reali. Shokët e skuadrës më shfaqin çdo ditë anët e tyre më të mira”, theksoi Valverde, i cili dy ditë më parë festoi 25-vjetorin e lindjes.

“Ndjeva dashuri të madhe në ditën e lindjes. Është shumë bukur të jesh pjesë e këtij grupi”, theksoi mesfushori i Real Madrid dhe kombëtares së Uruguait.

Në fund një koment për Kylian Mbappe, të cilin mund të ketë shok skuadre në ditët e ardhshme: “Ai është një nga futbollistët më të mirë në botë. Dhe kështu do të vazhdojë për shumë vite. Si tifoz, më pëlqen ta shikoj duke luajtur“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat