Agjenti i Bonuccit: Ai dëshiron vetëm Juventusin

Futboll

Agjenti i Bonuccit: Ai dëshiron vetëm Juventusin

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 11:55
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci është vendosur mënjanë projektit të Juventusit, por ai sheh vetëm bardhezi në të ardhmen e afërt. Agjenti i tij Alessandro Lucci e përsëriti edhe një herë këtë, duke folur për mikrofonat e ANSA.

Aty mohoi çdo thashethem në treg për klientin e tij, i cili javët e fundit ka qenë i lidhur me skuadra të ndryshme të Serie A dhe B, por edhe jashtë Italisë.

“Unë po dëgjoj kaq shumë thashetheme imagjinative në tregun e transferimeve për Bonuccin, por vullneti i tij kryesor është të qëndrojë te Juve”, – shpjegoi Lucci, duke mbyllur çdo bisedë për tregun e transferimeve.

Agjenti i ish-kapitenit të Juventusit më pas shpjegoi qëllimet e mbrojtësit, i cili do të dëshironte të qëndronte “për të gdhendur rolin e tij brenda një grupi kaq të rëndësishëm”. Dhe duke mohuar thashethemet e deritanishme të merkatos, me Lotiton që tha se mbrojtësi dëshironte Lazion, Lucci nënvizoi:

Ai është një futbollist i klasit botëror, kapiten i kombëtares italiane dhe lider i një ekipi si Juve.

Nëse situatat në treg do të materializohen, ne do të shqyrtojmë vetëm mundësitë në nivelin e tij për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të gjithë”.

Për të nënvizuar gatishmërinë dhe dashurinë për fanellën bardhezi është kujdesur vetë Bonucci, me një postim në Instagram, ku fotografon një frazë të Tolstoit, të postuar në një nga muret e “Continassa”: “Më i forti nga të gjithë luftëtarët është koha dhe durimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat