Pyetja që ngriti polemika në Botërorin e femrave

Futboll

Pyetja që ngriti polemika në Botërorin e femrave

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 12:09
Pamje nga konferenca

Maroku ka debutuar këtë sezon në Kupën e Botës për femra dhe në prag të ndeshjes kundër Gjermanisë, para mediave ka dalë kapitenia e skuadrës, Gizlane Shebak e cila është vënë në një moment jo pak të sikletshëm.

Një gazetar i BBC e ka pyetur nëse në skuadrën e Marokut ka futbolliste homoseksuale duke qenë se në Marok diçka e tillë është e ndaluar.

Vetë kapitenia ka refuzuar të përgjigjet duke e konsideruar pyetje politike pavarësisht insistimit të gazetarit.

Pak orë më vonë, BBC ka kërkuar falje duke u shprehur se nuk ka dashur që të ofendojë askënd.

“Duke ditur se në Marok nuk lejohen marrëdhëniet homoseksuale, në skuadrën tuaj a ka ndonjë futbolliste homoseksuale”, ishte pyetja e gazetarit, i cili u kundërshtua duke e konsideruar pyetjen si politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat