Ndryshime në kryesinë e Shkëndijës?

Futboll

Ndryshime në kryesinë e Shkëndijës?

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 12:14
Visar Bexheti

Raportohet se do të ketë ndryshime në strukturën drejtuese të Shkëndijës. Ish-kryetari i kuqezinjve, Visar Bexheti pritet të rikthehet në postin e tij të dikurshëm, kurse bashkë me të edhe emrat e njohur, Agim Ibraimi e Ardian Cuculi, ish-futbollistë të këtij klubi.

Ende nuk dihet se çfarë pozitash do të kenë Ardian Cuculi dhe Agim Ibraimi.

Bexheti ishte president i Shkëndijës për dy vite nga 2017- 2019.

Në kohën e tij, Shkëndija fitoi titullin kampion në Maqedoni dhe pati luajtur në garat e Ligës së Europës, duke u ndeshur edhe me AC Milanin e famshëm.

Këto ndryshime mësohet se nuk kanë të bëjnë me eliminimin e hershëm të Shkëndijës nga Liga e Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat