PSG interesohet seriozisht për Paolo Maldini

Futboll

PSG interesohet seriozisht për Paolo Maldini

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 12:44
Paolo Maldini

Fundi i marrëdhënies me Milanin, ishte një surprizë që erdhi në fillim të qershorit.

Por për Paolo Maldinin nuk mungojnë ofertat prestigjioze nga bota e futbollit.

Ish-shefi i anën teknike të skuadrës kuqezi, që pas largimit nga Milani nuk ka dhënë asnjë deklaratë, në ditët e fundit ka marrë një propozim për të qenë pjesë e stafit drejtues të Paris Saint-Germain.

Maldini që aktualisht ndodhet me pushime, nuk ka marrë akoma një vendim në lidhje me të ardhmen e tij.

Përveç PSG, edhe kombëtarja italiane e futbollit mendon për Maldinin. Federata italiane i ka bërë një propozim ish-mbrojtësit legjendar, po akoma nuk është saktësuar roli i tij në ambientin e kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat