Arshavin i habitur me sulmuesin e Kosovës në Rusi

Futboll

Arshavin i habitur me sulmuesin e Kosovës në Rusi

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 14:06
Daku

Mirlind Daku realizoi një debutim ëndrrash në Rusi tek skuadra e Rubin Kazan, teksa që në ndeshjen e parë shënoi një gol dhe dha një asist ndaj Lokomotivës së Moskës.

Performanca e 25-vjeçarit ka tërhequr dhe vëmendjen e ish-kapitenit të Rusisë dhe ish-futbollistit të Arsenalit, Andrey Arshavin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi një herë fituesi i Europa League beson se Daku në afatin kalimtar të dimrit ose verën e ardhshme mund të transferohet në një nga pesë ligat kryesore, duke e cilësuar si një lojtar me potencial për të prekur nivelet më të larta të futbolit europian.

Arshavin është mahnitur nga debutimi i Dakut, i cili ka luajtur vetëm 75 minuta në kampionatin rus, megjiithatë që në përballjen e parë u shpall njeriu i ndeshjes. Rubin Kazan shpenzoi 1.5 mln euro për të transferuar Dakun nga Osijek që kishte kartonin e sulmuesit.

Daku u pajis dhe me pasaportë shipqtare pak ditë më parë, ndërkohë që fakti që ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje me kombëtaren e Kosovës, mund të jetë një opsion për kombëtaren e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat