Konfirmohet interesimi i Inter Miamit për Suarezin

Futboll

Konfirmohet interesimi i Inter Miamit për Suarezin

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 17:01
Suarez

Luis Suarez mund të bëhet futbollisti i radhës, që dikur ka qenë pjesë e Barcelonës, që t’i bashkohet Inter Miamit.

Nga klubi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është konfirmuar interesimi për sulmuesin uruguaian.

Bashkëpronari te Inter Miami, Jorge Mas, tha se janë të interesuar që ta sjellin Suarezin, por fillimisht ai duhet të shkëput kontratën me klubin aktual, Gremio. Ai me klubin brazilian ka kontratë të vlefshme deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Unë nuk e di se si Luis Suarez mund të largohet nga Gremio.

Por, nëse ai e bën, ne jemi të lirë të flasim me Luis dhe ta sjellim atë në Inter Miami. Unë e konsideroj atë një lojtar yll, me një karrierë të jashtëzakonshme.

Dhe ne të gjithë e dimë se ai ka një marrëdhënie personale me Lionel [Messin], Busi [Busquets] dhe Jordi [Alba].

Jemi të gjithë dhe do të mirëpresim çdo lojtar me llojin e karrierës që ka Luis, por ne duhet të dimë më shumë për të ardhmen e tij përpara se të bëjmë ndonjë lëvizje”, tha Mas për “ESPN”.

Ai gjithashtu konfirmoi se marrëveshja me Jordi Alban është afër finalizimit.

Së fundmi u raportua se Suarez është i gatshëm t’i paguajë Gremios një dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh, në mënyrë që t’i bashkohet Inter Miamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat