Ibra: Egoja ime është zhdukur

Futboll

Ibra: Egoja ime është zhdukur

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 19:06
Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç foli për planet e tij pas pensionimit nga futbolli.

Ai vendosi të tërhiqet në fund të sezonit të kaluar, duke marrë një lamtumirë emocionale nga tifozët në “San Siro”.

Ibrahimoviç luajti një rol vendimtar në ndryshimin e gjërave për Milanin pasi iu bashkua si futbollist i lirë në janar të vitit 2020, duke shënuar tetë gola në 23 ndeshje në Serie A gjatë sezonit 2021/22, kur kuqezinjtë fituan titullin e kampionit.

Duke folur për “Corriere della Sera”, ish-reprezentuesi i Suedisë fillimisht diskutoi se ku e sheh veten pas 10 vitesh.

“Po bëj hap pas hapi. Dita në kampusin Laureus është një shembull i shkëlqyer i asaj që më pëlqen të bëj tani. Nuk isha aty për të marrë, por për të dhënë diçka, për të frymëzuar.

Të gjitha këto vende, që dikur i quaja shtëpi, më kanë dhënë diçka. Italia ka një vend të veçantë në zemrën time dhe Milani është vendi ku jetoj sot, të tjerat do t’i tregojë koha”, tha fillimisht ai.

“Në fillimin e karrierës sime, unë isha një bombë me sahat, si brenda dhe jashtë fushës.

Në këtë fazë të jetës sime egoja ime është zhdukur, nuk kam asgjë për të provuar”, shtoi 41-vjeçari.

Më pas ai u pyet se çfarë i sjell lumturi pas daljes në pension – teksa përgjigja e tij ishte: “Motivimi i të tjerëve për të praktikuar aktivitet fizik, në çdo formë, është diçka që më bën të lumtur”

Në fund, Ibrahimovic u pyet nëse ëndërronte të ishte trajner një ditë, ndoshta te Milani.

“Ti kurrë nuk e di”, tha Zlatani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat