Gati firma në Premier League

Futboll

Gati firma në Premier League

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 19:14
Ionut Radu

Portieri 'gafaxhi' largohet nga Interi

Ndërkohë që është në kërkim të dy portierëve për sezonin e ardhshëm, Interi ka mbyllur marrëveshjen për të huazuar te Bournemouth rumunin Ionut Radu.

Ky i fundit kaloi sezonin e kaluar në huazim dhe u rikthye në bazë këtë verë, megjithatë mediat italiane raportojnë se është nisur drejt Anglisë, ku do të kryejë vizitat mjekësore në mbrëmje.

Marrëveshja mes Interit dhe Bournemouthit është arritur mbi bazën e një huazimi me të drejtë blerjeje për shifrën e 8 milionë eurove.

Nis kështu një aventurë e re për rumunin, që në Serinë A do të mbahet mend për gafën e rëndë ndaj Bolognës, që i kushtoi Interit titullin në sezonin 2021-2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat