Barcelona prezanton fanellën e dytë

Futboll

Barcelona prezanton fanellën e dytë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:18
Barcelona prezanton fanellën

Barcelona ka prezantuar fanellën e dytë të saj për sezonin 2023/24.

Katalanasit kanë zgjedhur ngjyrën e bardhë, një nuancë që nuk ishte përdorur që nga vitet 70 të shekullit të kaluar.

“FC Barcelona prezanton fanellën e saj të dytë për sëezonin 2023/2024 me një dizajn novator që i bën homazh Johan Krojf.

Kështu, duke marrë si referencë fanellën që skuadra e Barçës kishte veshur si fanellën e dytë gjatë viteve 70, e bardha është protagonistja absolute, duke ruajtur vijat me ngjyrat e Barcelonës dhe duke i përfshirë ato në prerjen e mëngëve”, shkruante klubi spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat