Milik: Nuk kam ndërmend të largohem nga Juventusi

Futboll

Milik: Nuk kam ndërmend të largohem nga Juventusi

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:28
Milik

Sulmuesi i Juventusit, Arkadiuzh Milik dha një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku foli për transferimin tek Juventusi.

“E kisha zgjedhur Juventusin një verë më parë dhe e pata menduar shumë mirë.

Ju mund ta ndjeni historinë, traditën dhe fanella ka një peshë të ndryshme nga të tjerat.

Kemi pasur një vit të vështirë, por këto gjëra ndodhin në futboll, duhet të mendojmë për tu përmirësuar.

Kemi të gjithë potencialin për të marrë më shumë pikë se vitin e kaluar dhe për të fituar në këtë klub që ka pasur gjithmonë synimin për të ngritur trofe.

Kjo është gjithashtu ambicia ime dhe dua ta arrij këtu”.

Polaku u ndal edhe sa ndikim pati Masimiliano Alegri në zgjedhjen e tij:

“E dija që trajneri më donte, gjithmonë e kam ndjerë besimin e tij, ishte shumë e rëndësishme”.

Milik foli për qëllimet sezonale të Juventusit: “Lufta për Scudetto? Është e vështirë të thuhet se kush është favorit, sepse gjithçka mund të ndodhë në tregun e transferimeve”.

Transferimi në Arabinë Saudite?

“As që e kam menduar, sepse kam bërë kaq shumë sakrifica për të arritur te Juventus dhe thjesht po shijoj momentin këtu”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat