Një mesfushor turk vjen të testohet në Shkodër

Futboll

Një mesfushor turk vjen të testohet në Shkodër

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 12:56
Vllaznia

Vllaznia është në kërkim edhe të lojtarëve të tjerë për merkaton e verës.

Nga sa mësohet pranë ekipit shkodran, me grupin është bashkuar lojtari turk, Burak Enes Jikiçi. 

19-vjeçari vjen nga akademia e Gaziantep, duke qenë pjesë e ekipit të të rinjve dhe mesa duket binjakëzimi me skuadrën turke po funksionon. Mesfushori do të jetë në provë për disa ditë, ku më pas drejtuesit do të vlerësojnë edhe performancën e tij dhe më pas do të vendosin nëse do të bashkohet me Vllazninë apo jo.

Në sezonin e fundit, Jikiçi ka luajtur në 23 ndeshje dhe ka shënuar tre gola.

Ndërkohë mesfushori me tipare sulmuese nuk pritet të jetë i vetmi, pasi disa lojtarë të tjerë, në pozicionin e mesfushës, por edhe në një sulmues, pritet që të bashkohen me Vllazninë deri në fundin e merkatos. Mesa duket kuqeblutë do të kërkojnë edhe përforcimet që i duhen për sezonin e ri, duke krijuar një grup konkurrues, kjo edhe për faktin se edhe skuadrat e tjera të Superiores si Egnatia, Tirana dhe Partizani janë përforcuar deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat