Jesus shpjegon pse Arsenali e humbi garën për titullin e Premier Ligës me Cityn

Futboll

Jesus shpjegon pse Arsenali e humbi garën për titullin e Premier Ligës me Cityn

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:22
Gabriel Jesus

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus ka shpjeguar arsyen që qëndron prapa dështimit të Arsenalit në garën për titullin e Premier Ligës të sezonit të kaluar, të cilin e fitoi Manchester City.

Jesus e ka pranuar se skuadra e Arsenalit ka qenë e stresuar në fundin e sezonit të kaluar, që pa Cityn të fitonte titullin e kampionatit anglez.

“Ne ishim paksa të nervozuar si skuadër dhe ata (Manchester City) nuk ishin nervoz sepse ata sigurisht fitojnë, kështu që kjo gjë bëri diferencën."

Arsenali e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e dytë në tabelën e Premier Ligës me pesë pikë larg Manchester Cityt që e përfundoi sezonin si kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat