Paraqitja e jashtëzakonshme e Aro Muric përballë Benficës

Futboll

Paraqitja e jashtëzakonshme e Aro Muric përballë Benficës

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 15:56
Aro Muric

Arijanet Muric vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Burnley apo do të largohet.

Portieri kosovar ishte një nga pikat më të forta të skuadrës angleze sezonin e kaluar që siguruan ngjitjen në Ligën Premier duke dalë kampion në Championshipin anglez.

Megjithatë Burnley bëri një goditje të madhe duke transferuar portierin e Anglisë U21, James Traford për 17 milionë euro.

Kjo ka bërë që e ardhmja e Aros të jetë në dyshim, por reprezentuesi ynë ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj gjigantit portugez Benfica.

Burnley ka triumfuar me rezultat të pastër 2-0, derisa Muric ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me pritjet e tij, duke mbajtur portën e paprekur.

24-vjeçari bëri disa pritje fantastike, derisa paraqitja e tij është vlerësuar lartë nga tifozët e Burnleyt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat