Materazzi “thumbon” Lukaku-n, kjo është arsyeja

Futboll

Materazzi “thumbon” Lukaku-n, kjo është arsyeja

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 16:04
Materazzi

Marco Materazzi nuk zgjedh diplomacinë. Ish-mbrojtësi i Interit, një nga flamujt e kësaj skuadre, flet në lidhje me çështjen Lukaku duke e cilësuar një gjest jo shumë fair play atë të sulmuesit për të luajtur me dy porta, Interin dhe Juventusin.

Sulmuesi belg u bë protagonist pasi fillimisht i shprehu gadishmërinë skuadrës zikaltër për të vijuar karrierën në Milano por kur klubi po vonohej për të bërë një ofertë të denjë në adresë të Chelseat, ai flirtoi me Juventusin dhe sot është ende në pritje të një oferte e pa skuadër.

“Çdokush është përgjegjës për aksionet e tij.

Kush e njeh situatën e di shumë mirë se Inter ka bërë gjithçka për ta marrë Lukakun.

Fillimisht e kërkoi nga United dhe më pas e huazoi nga Chelsea ndërsa herën e tretë i rikonfirmoi vullnetin për ta blerë përfundimisht.

Unë kam qenë adhurues i Lukakut dhe do të doja që të ishte më i qartë, të vepronte si Onana, një zotëri i vërtetë. Nuk është normale që ai kërkoi largimin te Chelsea menjëherë pasi fitoi titullin dhe më pas i njëjti lojtari rikthye te Interi si një djalë plangprishës.

Tani bëri sërish një gjest aspak të pranueshëm dhe ky është si një grusht i fortë në bark”.

Në fund Materazzi shprehet se Interi duhet të riniset nga ajo që bëri në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Manchester City edhe pse skuadra ka ndryshuar pjesërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat