Klubi i ngjitur nga Serie B prezanton sulmuesin e Italisë

Futboll

Klubi i ngjitur nga Serie B prezanton sulmuesin e Italisë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 18:19
Mateo Retegui

Klubi i Xhenoas ka zyrtarizuar goditjen më të rëndësishme të merkatos së verës.

Skuadra e cila është ngjitur nga Seria B, do të ketë si sulmues kryesor në këtë edicion futbollistin e përfaqësueses italiane, Mateo Retegui.

Futbollisti i rritur në Argjentinë ishte një nga surprizat më të fundit të Italisë së Mançinit i cili grumbulloi lojtarin i cili kishte shkëlqyer me fanellën e Tigre në kampionatin argjentinas, ku ishte huazuar nga Boka Juniors.

Reteguin e kishin ndjekur me interes të gjithë klubet e mëdha të Serisë A, ai por ai bëri të qartë se kishte pranuar ofertën e Xhenoas, që i garantonte një rol protagonisti, pasi dëshironte të luante rregullisht.

Futbollisti ka firmosur deri në vitin 2028 me Xhenoan dhe mediat italiane raportojnë se Boka Juniors do të përfitojë 12 milionë euro nga shitja e kartonit të tij plus bonuse të tjera në varësi të arritjeve të lojtarit dhe klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat