Policia “pushton” zyrat e klubit italian

Futboll

Policia “pushton” zyrat e klubit italian

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 13:44
Pamje

Policia “pushton” zyrat e klubit italian!

Mëngjesi i sotëm nuk ka nisur i qetë për Sampdorian, duke qenë se “Guarda di Finanza” ka pushtuar zyrat e klubit. Policia italiane ka nisur një hetim për Sampdorian në lidhje me transferimet dhe plusvalencat, problem ky në të cilin përfshihet edhe Juventusi.

Transferimet mes palëve në vitet 2019-2020 dhe shumë fatura të padeklaruara e të tjera të rreme nga presidenti i Sampdorias asokohe, Masimo Ferrero ka bërë që të nisë hetimi për klubin nga Xhenoa.

Sezoni i fundit ishte një sezon negativ për skuadrën e Sampdorias, që përfundoi me rënien nga kategoria. Sikur të mos mjaftonte vetëm rënia nga kategoria dhe problemet me bordin drejtues, tashmë klubi duhet të përballet edhe me hetime dhe në Itali, është treguar deri më tani se kur nisin hetime financiare për klubet, pasohen me gjoba të majme ose me dënime dhe heqje pikësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat