Shorti i sezonit të ri të Superligës së Kosovës

Futboll

Shorti i sezonit të ri të Superligës së Kosovës

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) u hodh sot shorti për sezonin e ri 2023/24 të garave në Superligën e Kosovës.

Tërheqja u bë nën praninë e Komisionit të Garave të FFK-së dhe të përfaqësuesve të klubeve.

Kryetari i KG-së, Avdyl Bellopoja i njoftoi përfaqësuesit edhe për përgatitjet për fillimin e Ligës U21, për të cilën do të vlejë kalendari i njëjtë i garave të Superligës.

Pas tërheqjes së shortit për javën e parë që nis më 12 gusht do të ballafaqohen.

Liria – Ballkani

Drita – Llapi

Dukagjini – Malisheva

Fushë Kosova – Gjilani

Prishtina – Feronikeli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat