Neymar është rikthyer në formë të shkëlqyer

Futboll

Neymar është rikthyer në formë të shkëlqyer

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 14:27
Neymar

Neymar mund të jetë i mbijetuari i fundit i 3-shes “MNM” tek PSG-ja!

Pas largimit të Mesit dhe atij gjithnjë e më të afërt të Mbapes, klubi parizien nuk do të rrezikojë të humbë edhe sulmuesin tjetër.

I thirrur për turneun në Japoni, Nejmar është shfaqur në formë të shkëlqyer pas rehabilitimit të gjatë.

Sipas “Le Parisien”, ai është i vetëdijshëm se është praktikisht i paprekshëm dhe synon të kthehet ndër më të mirët në botë.

Madje ndikim të madh do të ketë edhe trajneri Luis Enrike, i cili e lartësoi në kohën e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat