Një tjetër transferim i bujshëm shumë pranë realizimit

Futboll

Një tjetër transferim i bujshëm shumë pranë realizimit

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 16:01
Yunus Musah

Milan është duke bërë një merkato fantastike këtë verë dhe kjo duket mjaft qartë nga goditjet e mëdha që ka realizuar.

Një tjetër amerikan pritet të transferohet brenda pak ditësh, ndoshta orësh në Milano. Yunus Musah është shumë pranë për t’u bërë lojtar i kuqezinjve.

Shitja e Ante Rebic te Besiktas duket se ka zhbllokuar përfundimisht negociatat me mesfushorin amerikan.

Detajet e fundit mungojnë, por takimi i radhës mes kuqezinjve dhe drejtuesve të Valencias duhet të jetë vendimtar në mbylljen e marrëveshjes.

Tashmë në fillim të javës, 20-vjeçari i cili ka nënshtetësi italiane, mund të jetë në Milano për vizitat mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat