Milionat arabe “joshin” trajnerin gjerman

Futboll

Milionat arabe “joshin” trajnerin gjerman

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 16:33
Matthias Jaissle

Që prej fillimit të kësaj merkatoje vere, klubet arabe kanë hyrë me “dhunë” në tregun evropian, duke arritur të sigurojnë marrëveshje me “super yje” të futbollit të “kontinetit të vjetër”, por mesa duket sauditët nuk interesohen vetëm për lojtarë, por edhe për trajnerë.

Rast i tillë është dhe ai i teknikut të Salzburg, Matthias Jaissle, i cili vetëm një ditë para fillimit të sezonit ka shprehur dëshirën e tij, për t’u transferuar te sauditët e Al-Ahly e për këtë aryse kampionët austriakë kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin e tyre.

Bordi i Salzburg njoftuan tifozët mbi vendimin e tyre për të shkarkuar 35-vjeçarin gjerman ditën e sotme, në prag të përballjes ndaj rivalëve të Altach, pasditen e së shtunës, përballje kjo e vlefshme për javën e parë të Bundesliga-s austriake.

“Ne besojmë se një menaxher që është kaq i zënë duke kërkuar për një punë të re vetëm dy ditë para fillimit të një sezoni kaq të rëndësishëm nuk duhet të jetë në detyrë në fillim”,- u shpreh tepër i zhgënjyer, CEO i Salzburg Stefan Reiter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat