Berisha largohet nga Kukësi

Futboll

Berisha largohet nga Kukësi

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 16:43
Jakup Berisha

Te Kukësi nuk kanë mbaruar ende largimet, teksa i fundit që ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën është sulmuesi i krahut, Jakup Berisha.

Gazeta mëson se 23-vjeçari ka marrë letrat me marrëveshje me klubin dhe tani është një lojtar i lirë për të vijuar karrierën diku tjetër.

Berisha erdhi në verën e kaluar në Kukës, por i munguan hapësirat në skuadër për shkak të konkurrencës.

Këtë sezon u projektua si një titullar dhe nga të paktët që mbijetoi pas “fshesës” së largimeve fillestare, por që në fund vendosi të largohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat