Kessie në “lëvizje”

Futboll

Kessie në “lëvizje”

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 17:06
Kessie

Me largimin e Sergio Busquets nga mesfusha e “katalanasve” të Barcelona-s u duk se mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie do të fitonte më shumë minuta te Barça, mirëpo ardhja e Gundogan dhe Oriol Romeu duket se e kanë “eklipsuar” totalisht “ëndrrën” e 26-vjeçarit.

Për këtë aryse, prej disa kohësh tashmë Kessie është në kërkim të një “aventure” të re, ku kërkon të ketë më shumë minuta në fushën e lojës.

Opsioni i parë padyshim që mbeten ‘bardhezinjtë” e Juventus, të cilët duan ta kthejnë edhe një herë në Itali, 26-vjeçarin,

Mirëpo ‘londinzët” e Tottenham duket se kanë qëllime të tjera, me skuadrën e Premier League, që ka ofruar 15 milionë euro për shërbimet e afrikanit, ofertë kjo e kënaqshme për klubin dhe shumë shpejt mund të vijë dhe akordi përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat