Kimmich i “shkel syrin” Barcelonës

Futboll

Kimmich i “shkel syrin” Barcelonës

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 17:11
Kimmich

Joshua Kimmich vazhdon të flasë për blaugranat, pasi ka qenë i lidhur ngushtë me Barcelonën në fillim të merkatos së kësaj vere.

Mesfushori gjerman ka dhënë një intervistë për median sportive ‘Goal’ në Japoni, në të cilën ka zbuluar se e ka frymëzuar trajnerit aktual katalanas: “Modeli im i shkëlqyer ishte Xavi, kur luante për Barcelonën”.

Pavarësisht lavdërimit të trajnerit të skuadrës së Barcelonës, Kimmich e bëri të qartë në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër ‘qiellbluve’ se me shumë mundësi do ta përfundojë me fanellën e Bayern Munich të nëntin sezon radhazi: “Jam i sigurt se do të luaj për Bayernin sezonin e ardhshëm. Nuk kam plane të tjera”.

Mesfushori 28-vjeçar ishte një nga synimet e mëdha të skuadrës blaugrana në merkaton e kësaj vere, interes i drejtuar nga vetë Xavi, siç e bëri të qartë kur u pyet për këtë disa muaj më parë, në një konferencë për shtyp: “Ai është një lojtar super-lojtar, që e kupton lojën në mënyrë fantastike. Nëse ka një derë të hapur, do të ketë negociata me Bayernin”.

Mesfushori gjerman është duke bërë turin parasezonal me skuadrën bavareze në vendin aziatik. Skuadra e Thomas Tuchel e hapi këtë parasezon me një disfatë ndaj Manchester City (2-1) dhe Kimmich pati mundësinë të startonte me bavarezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat