Gjiganti danez kërkon futbollistin shqiptar 

Futboll

Gjiganti danez kërkon futbollistin shqiptar 

Nga: K. Goca Më: 28 korrik 2023 Në ora: 17:26
Enis Bardhi me të kuqe

Futbollisti Enis Bardhi është në qendër të vëmendjes së futbollit evropian. 

Bardhi luan për Trabzonin, kërkohet nga disa skuadra, së fundi edhe nga gjiganti danez.

Të interesuar janë edhe skuadra nga Italia, ndërsa sot në garë për mesfushorin është bashkuar edhe Brondby nga Danimarka.

Ndaj drejtuesit e Brondbit kanë kontaktuar Trabzonin në përpjekje për të arritur marrëveshje dhe për ta sjellë në radhët e tyre reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut.

Brondby konsiderohet si një nga klubet daneze më të trofeshme, me njëmbëdhjetë tituj kampion në këtë vend, i fundit prej të cilëve u fitua në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat