Ish lojtari i Fenerbahces dhe Turqisë, i bashkohet Gostivarit

Futboll

Ish lojtari i Fenerbahces dhe Turqisë, i bashkohet Gostivarit

Nga: K.G.. Më: 28 korrik 2023 Në ora: 17:32
Alper Potuk

Alper Potuk është zyrtarisht lojtar i ri i skuadrës së Gostivarit.

Skuadra shqiptare, anëtar i ri i elitës së futbollit maqedonas, ka bërë përforcim adekuat për edicionin e ri. 

Ish lojtar i skuadrës së Fenerbahces dhe ish lojtar i kombëtares turke, i jep motiv shtesë Gostivarit.

Potuk sigurisht që do të jetë një plus i madh për ekipin e Gostivarit sezonin e ardhshëm sepse ai është mesfushor - sulmues (32-vjeçar) me përvojë që do të bëjë diferencë në ligën maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat