Chelsea e Arsenal në “garë” për Kudus, ganezi zgjedh “topçinjtë”

Futboll

Chelsea e Arsenal në “garë” për Kudus, ganezi zgjedh “topçinjtë”

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 18:18
Mohammed Kudus

Prej disa ditësh tashmë, klubet e Londrës, Chelsea e Arsenal kanë shfaqur interesimin për të sjellë në Premier League, “yllin” ganez të holandezë të Ajax, Mohammed Kudus dhe mesa duket së fundmi, talenti 22-vjeçar e ka bërë zgjedhjene tij.

Sipas raportimeve më të fundit, të tabloidëve britanikë, Kudus dëshiron të kalojë te nënkampionët e Anglisë, Arsenal, teksa mësohet se i ka kërkuar menaxherëve të tij, të bëjnë maksimumin e tyre për të mbyllur kalimin në Premier League brenda kësaj merkatoje vere.

I vlerësuar në 40 milionë euro, Kudus ka si rol primar pozicionim në vijën e fundit të mesfushës para sulmit, teksa është shumë i aftë në driblimin e lojtarëve dhe krijmin e aksioneve të golit.

“Ylli” ganez mund të luajë gjithashtu si sulmues i dytë, duke u kthyer kështu në një lojtar shumë të vlefshëm për teknikun Mikel Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat