Edhe PSG-ja hyn në garë për Harry Kanen

Futboll

Edhe PSG-ja hyn në garë për Harry Kanen

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 18:54
Harry Kane

Paris Saint-Germaini ka hyrë në garë për Harry Kanen.

Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Sports UK”, sipas të së cilit, klubi francez do të provojë deri në momentet e fundit që ta transferojë sulmuesin anglez.

Përfaqësuesi anglez shihet më afër transferimit në Bayern Munich, por palët nuk kanë arritur ende marrëveshje.

Prandaj, parisienët të vetëdijshëm se mund të mbeten pa sulmuesin Kylian Mbappe, i destinuar për të përfunduar në Real Madrid, po planifikojnë t’ia mësyjnë Kanet.

Ndërkohë, bavarezët do ta nisin një ofanzivë të re për sulmuesin e rrezikshëm anglez.

Madje, presidenti i klubit, Jan-Christian Dreesen dhe kreu i skautëve, Marco Neppe do të shkojnë në orët në vazhdim në Londër për ta takuar presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy, në tentim për ta gjetur gjuhën e përbashkët për lojtarin.

Në të kundërtën, PSG-ja është e gatshme dhe nuk do ta kishte problem t’i paguajë 100 milionë euro për kartonin e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat