Mungon vetëm firma, Ante Rebic kalon te Besiktas

Futboll

Mungon vetëm firma, Ante Rebic kalon te Besiktas

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 23:10
Ante Rebic

Pas 4 vitesh pjesë e “kuqezinjve” të Milan, “fantazisti” kroat i sulmit, Ante Rebic, i ka dhënë “lamtumirën”, “gjigandëve” italianë.

Teksa mësohet se në ditët në vijim do të firmosë kontratë si lojtari më i ri i turqve të Besiktas.

Sipas raportimeve më të fundit, nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, Besiktas do të paguajnë në arkat e Milan vetëm 2 milionë euro për shërbimet e krotati, teksa do të nënshkruajnë me të një kontratë 3-vjeçare.

Më tej, sipas raportimeve të mediave, Rebic pritet të mbërrijë në Stamboll, ditën e dielë të kësaj jave, ku dhe do të prezantohet si lojtari më i ri i “shqiponjave” të Stambollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat