Kosova e Dusseldorfit i shkakton humbje të thellë skuadrës gjermane 

Futboll

Kosova e Dusseldorfit i shkakton humbje të thellë skuadrës gjermane 

Nga: K. G. Më: 28 korrik 2023 Në ora: 23:41
Kosova e Dusseldorfit

FC Kosova Dusseldorf nuk i ndahet fitoreve në ndeshjet miqësore.

“Viktimë” e radhës është skuadra e SC Unterbach.

Kosova ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj skuadrës gjermane SC Unterbach, duke konfirmuar formën e lartë në prag të edicionin të ri në Bezirksliga.

Vet rezultati i ndeshjes së sotme është dëshmia më e mirë.

SC Unterbach ka qenë kafshatë e lehtë për skuadrën kuqezi. 

“Ndeshja e pestë kundër SC Unterbach përfundon me rezultat 3:0 në të mirë të ekipit tonë me golat e Maximilian Stellmach (32’,44’) dhe Naser Ilazi (70’)

Faleminderit për përkrahjen dhe shihemi në ndeshjen e radhës”, njofton FC Kosova Dusseldorf me president Bujar Neziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat