Cavani arrin marrëveshje me klubin e njohur

Futboll

Cavani arrin marrëveshje me klubin e njohur

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 09:27
Edinson Cavani

Edinson Cavani do ta vazhdojë karrierën në Argjentinë.

Ai ka arritur tashmë marrëveshje verbale me klubin e njohur, Boca Juniors.

Sipas Fabrizio Romano, Cavani është pajtuar për një kontratë të vlefshme deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Uruguaiani te Boca Juniors do të kalojë si lojtar i lirë, pasi ai arriti marrëveshje me Valencian për shkëputje të kontratës.

36-vjeçari padyshim se ishte një prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë.

Ai luajti me sukses në Evropë në klubet si Palermo, Napoli, Paris Saint-Germain e Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat